Teatri Kombëtar miraton repertoarin artistik për vitin 2019

Pesë tekste dramatike në skenën e madhe dhe 5 në të voglën do të inskenohen gjatë viti 2019 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Ndër pesë tekstet dramatike që do të inskenohen këtë vit është përfshirë edhe drama  “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” nga Veton Surroi, e cila vitin që shkoi ishte bërë mollë sherri në mes të Këshilli Drejtues të TKK-së dhe menaxhmentit të TKK-së, pasi që KD-ja nuk kishte kaluar shfaqjen e Surroi për inskenim gjatë 2018.

Përveç dramës “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” në skenën e madhe të TKK-së do të inskenohen edhe tri tekste të autorëve shqiptare në dhe një të huaj.

Ndërkaq në skenë e vogël e vogël do janë paraparë të inskenohen vetëm dy tekste të autorëve shqiptar, nga pesë saj janë zgjedhur për inskenim në 2019.

TKK-ja për mes një njoftimi për media bënë të ditur se miratimin programit artistikë për 2019.

“Sot me datë 3 Janar 2018, në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Drejtues të TKK-së pas propozimeve të menaxhmentit për repertorin artistik për vitin 2019”, thuhet në njoftimin e TKK-së.

Sipas njoftimin këto janë tekste dramatike që janë përzgjedhur për inskenim gjatë këtij viti në skena e madhe dhe të vogël.

Skena e madhe:

  1. “Karnevalet e Korçës” nga Spiro Çomora – Regjia: Altin Basha
  2. “Sfinga e gjallë” nga Rexhep Qosja – Regjia: Blerta Neziraj
  3. “Bryma e vdekjes” nga Milazim Krasninqi – Regjia: Burbuqe Berisha
  4. “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” nga Veton Surroi
  5. “Lear” nga Edëard Bond

 

Skena e vogël e vogël:

 

  1. “Bisha në hënë” nga Richard Kalinosky – regjia: Butrint Pasha
  2. “Mosmarrëveshja” nga Alber Kamy – regjia: Fata Hyseni
  3. “Eksperimenti” nga Agush Mulliqi – regjia: Ekrem Sopi
  4. “Lejla dhe Ko” nga Cordelia Lynn – regjia: Eki Rrahmani
  5. “Trenat” nga Haqif Mulliqi – regjia: Zana Duraku