Teatrit i Gjilanit publikon repertorin  për muajin mars

Teatri i Gjilanit ka publikuar repertorin artistik për muajin mars.

Gjatë këtij muaji ky teatër do të shfaq për publikun reprizat e disa shfaqjeve të realizuara më parë, por edhe premierën e shfaqjes, “Partia”.

Po gjatë këtij muaji sipas njoftimit në Facebook, në Gjilanit, do të shfaqen edhe shfaqje mysafire nga teatrot e qyteteve.

“Këtë muaj, me shfaqjen “Kosovo for Dummies” udhëtojmë si mysafir në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në Teatrin Adriana – Ferizaj. Gjithashtu, mirëpresim 3 super shfaqje si ‘Hollyshit’, ‘Bretkosa’ si dhe ‘Kontrolli dhe makina e dashurisë’ përfshirë edhe shfaqjen fantastike ‘Purgatori’ dhe një premierë mysafire ‘Partia’”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit.

Biletat për një shfaqje kushtojnë 2 euro. Ndërsa për studentë, pensionistë dhe kategori tjera sociale vetëm 1 euro.