Teatri i Gjilanit

Teatri i Gjilanit anulon repertorin për këtë javë 

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka anuluar repertorin e shfaqjeve për këtë javë për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia. 

Përmes një postimi në Facebookmenaxhmenti i këtij teatri njofton se ka anuluar dhënien e dy shfaqjeve të planifikuara për këtë javë. 

“Me keqardhje ju njoftojmë̈ se për shkak të rrethanave të krijuara dhe masave parandaluese në luftën kundër COVID -19, anulohen reprizat e shfaqjeve “7 Shkallët” e datës 11 nëntor dhe poashtu edhe shfaqja mysafire e Teatrit “Adriana” – Ferizaj, e planifikuar të mbahet me datën 13 nëntor. Pjesa tjetër e programit për muajin nëntor zhvillohet sipas orarit të shfaqur më herët, sigurisht nëse nuk do të ketë̈ zhvillime të reja që lidhen me masat kundër COVID – 19″, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit. 

Për shkak të shtimit të infektimeve me Coronavirus qeveria pritet të marrë kufizime për të parandaluar përhapjen e pandemisë. 

Shfaqja “7 Shkallët”, Fotografi: Teatri i Gjilanit