Prishtina. Foto: Kallxo.com

Të shtëna në një lokal në Prishtinë

Një person ka raportuar se mesnatën e ditës së kaluar derisa ishte në një lokal në Prishtinë është kanosur nga një person tjetër.

Në raportin e policisë nuk tregohet nëse viktima është kanosur nga i dyshuari për ndonjë arsye, ndërsa thuhet se i dyshuari pasi ka dalë nga lokali ka shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.

Policia ka raportuar se nuk ka pasur të lënduar ndërsa nuk thekson nëse personi i dyshuar është identifikuar apo arrestuar.