Të Dyshuarit për Vrasjen në Suharekë Nën Arrest

Ka përfunduar procedura e intervistimit të tre të dyshuarve të mitur të cilët, gjatë ditës së sotme kanë therur me thikë dy persona, ku njëri nga ta ka vdekur shkaku i lëndimeve të rënda.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha i tha KALLXO.com se, të dyshuarit janë intervistuar dhe për ta është caktuar masa e nën arrest.

“Të dyshuarit janë intervistuar. Intervistimi i tyre është bërë në prani të avokatëve dhe të përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale. Policia ka caktuar masën nën arrest të tre të dyshuarve të mitur, pas kësaj mase prokuroria do të marr vendimin për ta”, tha Berisha.

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës së sotme në lidhje me zënkën e cila përfundoi me vrasje në Suharekë.

http://kallxo.com/perleshja-mes-te-miturve-rezulton-me-vrasje-ne-suhareke/

Po ashtu drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë i ka thënë KALLXO.com se të dyshuarit nuk janë nxënës të ndonjë shkolle, ndërsa

http://kallxo.com/vrasja-e-nxenesit-ne-suhareke-flet-drejtori-i-dka/