Talat Xhaferi- Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë

Talat Xhaferi: Vdekja e Demaçit është humbje e madhe për të gjithë shqiptarët

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka vlerësuar lartë figurën e veprimtarit Adem Demaçi në seancën komemorative të Kuvendit të Kosovës për vdekjen e Demaçit.

Xhaferi tha se ndarja nga jeta e Adem Demaçit është humbje e madhe për të gjithë shqiptarët.

“Sot jemi tubuar këtu me një shkas që na pikëlloi të gjithë neve që kemi pasur fatin të jetojmë në të njëjtën kohë kur ka frymuar dhe vepruar heroi i kombit, simboli i rezistencës kombëtare, udhërrëfyesi dhe zëri i ndërgjegjes popullore, mbrojtësi i të drejtave dhe lirive edhe të atyre që nuk i përkasin kombit tonë. Liridashësi dhe atdhetari, vizionari dhe shkrimtari i dalluar, i dashuri im Adem Demaçi”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se nuk është lehtë që me pak fjalë të përshkruhet vepra madhështore e Demaçit.

“Ai nuk u thye para vështirësive dhe dhimbjeve, pas plot 28 viteve të kaluara në burgje dhe në presion politik. Nuk u ndal kurrë së menduari për atë që si të ndërtohet një shtet i pavarur dhe demokratik”, tha Xhaferi.