FOTO ILUSTRIM

Sulmon Policin, i Dyshuari Dërgohet në Mbajtje

Një person ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë.

Sipas raportit ditor të policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Obiliq, më saktësisht në rrugën “Hasan Prishtina”.

Në raport thuhet se edhe i dyshuari edhe zyrtari policor kanë pësuar lëndime trupore dhe të dy kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.