Foto: Ilustrim

Sulmohet Polici

Një person është arrestuar të shtunën pasdite pasi që e kishte sulmuar një zyrtar policor.

Incidenti ka ndodhur në fshatin Poklek i Ri të Drenasit dje rreth orës 15:40.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia njofton se i dyshuari është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht pjesëtarin e PK-së, i cili ishte në sigurim të një  ndeshjeje futbolli.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia këtë rast po e trajton si sulm dhe pengim i personit zyrtar.