Piano - Foto: Wikimedia
Studenti Kosovar Fiton Çmim në Beograd
02.2.2017 - 22:32
Studenti nga Kosova, Bimi Milla, është shpërblyer me çmimin e dytë në kategorinë D në garat ndërkombëtare pianistike “Davorin Jenko”, që janë mbajtur në kryeqytetin serb ndërmjet datave 28 janar dhe 1 shkurt.
Bimi Milla është student i Fakultetit të Arteve të Bukura në Prishtinë, dega e Muzikës, drejtimi piano, në klasën e profesorëshës Valbona Pula Petrovci.
Gara ndërkombëtare për instrumentistë organizohet në Beograd që nga viti 2004.
Gara mban emrin e kompozitorit slloven, i cili ndër të tjera ka kompozuar ish-himnin kombëtar të Sllovenisë (i cili himn tani është i ushtrisë sllovene), dhe himnin kombëtar të Serbisë që përdoret nga viti 2003.