Sot mbahet vrapimi "Gjilani 2018" - Foto: Rtv21

Sot Vrapimi ‘Gjilani 2018’

Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Shoqatën e Pedagogëve të Sportit Shkollor, në kuadër të shënimit të pranverës studentore të vitit 1981, sot organizon vrapimin e qytetit “Gjilani 2018”.

Vrapimi i qytetit “Gjilani 2018” është manifestim ndërkombëtar në atletikë dhe pjesëmarrjen e kanë konfirmuar atletë dhe grupe të shumta nga qytete të ndryshme të Kosovës edhe nga shtetet e rajonit e më gjerë.

Kjo ngjarje ka mbështetjen edhe nga ekipet emergjente të Policisë së Kosovës dhe të shëndetësisë, të cilat do të asistojnë në ruajtjen e rendit dhe të shëndetit të garuesve gjatë gjithë stazës së vrapimit.

Vrapimi mbahet në qendrën e qytetit të Gjilanit në orën 11:00./21Media