Interpol - Foto: REL/EPA

Sot votohet për Kosovën në INTERPOL

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL sot do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në këtë Organizatë Ndërkombëtare të Policisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se në agjendën e samitit të INTERPOL është votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Anëtarësimi në INTERPOL do të mundësonte të shkëmbehen informatat për grupe kriminale dhe individ të cilët janë zhytur në krim, për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe dukuritë tjera negative, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit dhe në bashkëpunim me gjitha policitë e rajonit dhe botës.

Mbledhja e përvitshme e INTERPOL-it e cila po mbahet në Dubai, do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat njëvjeçar.