Sot Publikohet Raporti i Demarkacionit

Zyra e Presidentes së Kosovës ka njoftuar se sot do të publikohen gjetjet e ekipit treanëtarësh me ekspertë të huaj për vijën kufitare Kosovë- Mali i Zi.

Raporti i do të bëhet publik në orën 17:30 në një konferencë për shtyp në të cilën do të flasin Presidentja Atifete Jahjaga dhe anëtarët e Komisionit të përbërë nga Fletcher Burton, Herbert Wilmes dhe Fred Newton.

Këta ekspertë gjatë dy javëve të kaluara kanë biseduar me pothuaj të gjithë akterët politikë dhe institucionalë për procesin e demarkacionit, kanë shqyrtuar dokumentacionin dhe kanë zhvilluar vizita në terren për të krijuar një pasqyrë të qartë për rrjedhën e këtij procesi.

http://kallxo.com/presidentja-themeloi-komisionin-nderkombetar-per-demarkacionin/

http://kallxo.com/peja-e-kufirin-ne-zhlep-e-cakorr/

http://kallxo.com/komisioni-per-demarkacionin-ndan-opoziten/

http://kallxo.com/komisioni-i-presidentes-shprese-per-banoret-e-kufirit-kosove-mali-i-zi/