Kurti shpreh gatishmëri për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi, por nuk jep afate kur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për krijimin e Komisionit të përbashkët për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi.

Kurti tha se së bashku me qeverinë e Malit të Zi duhet të formohet komisioni i përbashkët.

“Komisioni i përbashkët duhet të formohet në momentin më optimal politik për të dyja vendet. Duhet të pritet formimi i këtij komisioni nga pala malazeze dhe pastaj të koordinohen aktivitetet edhe në terren ne jemi gati. Për palën e Kosovës dokumentet janë të qarta dhe ekspertët vendor edhe më tej kanë punuar në këtë drejtim”, tha Kurti.

Kurti tha se e rëndësishme për ta është gatishmëria e presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq për këtë çështje.

“Besoj që edhe qeveria e Malit të Zi do të reflektoj. Në qeveri është aprovu raporti me mbi 800 faqe dhe qindra fakte hartografike. Do të bisedojmë me ta dhe momentin e duhur do të veprojmë jemi të gatshëm dhe në pritje”, tha Kurti.

Kurti këto deklarata i bëri pasi pyetjes së deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shemsedin Dreshaj.

“A e keni në plan që të formoni komisionin e ekspertëve për rishikim të kufijve nëse po kur e keni në plan”, ishte pyetja e deputetit Dreshaj për Kurtin.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në muajin maj të këtij vitit ka folur për çështjen e demarkacionit dhe ka thënë se do të ju përmbahen dokumenteve të nënshkruara.

Gjukanoviq ka thënë se përmes punës së komisionit të përbashkët për demarkacionin do të krijohen kushtet e domosdoshme për korrigjime.

Gjukanoviq për demarkacionin: Do t’i krijojmë kushtet e domosdoshme për korrigjime

Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq kishte thënë që demarkacioni mes Malit të Zi dhe Kosovës ka marrë fund.

Abazoviq thotë se demarkacioni me Kosovën ka marrë fund