Foto: MFSK

Sot në Kuvend Kërkimi i Rrugës për Bërjen e Ushtrisë

Në mesin e 23 pikave të rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës është paraparë edhe diskutimi për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Diskutimin për kërkimin e mënyrave të transformimit të FSK-së në forca të armatosura e ka kërkuar deputeti i AAK-së Daut Haradinaj me mbështetjen e 10 deputetëve.

FSK-ja nuk po mundet të transformohet në forca të armatosura, ngase për ndryshimet kushtetuese që mundësojnë këtë gjë duhen edhe shumica e votave të pakicave, ndërsa deputetëve të Listës Serbe po u mungon vullneti për të votuar ndryshimet.

Sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis më 28 janar deklaroi se Kosova duhet të ketë ushtri, ndërsa këtë deklaratë e përshëndeti Presidenti Hashim Thaçi.

http://kallxo.com/thaci-pershendet-qendrimin-amerikan-per-ushtrine/

Përveç për transformimin e FSK-së, Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjene  sotme të Kuvendit është ftuar në interpelancë për situatën në Mitrovicë dhe për mungesën e sigurimeve shëndetësore.

Interpelancën për gjendjen në veri të Kosovës e ka kërkuar deputeti i “Vetëvendosjes” Rexhep Selimi me mbështetjen e 14 deputetëve, ndërsa për mungesën e sigurimeve shëndetësore Mustafën e ka ftuar në interpelancë deputeti dhe kryetari i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri me mbështetjen e 8 deputetëve.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ka thënë se premiumet, pagesat që duhet të bëjnë individët ose organizatat për blerjen e policave të sigurimeve shëndetësore do të fillojnë të mblidhen sivjet.

http://kallxo.com/ministri-kritikohet-per-sigurimet-shendetesore/