Kreshnik Gashi, shef i ARKEP. Foto: Kallxo.com

Sot Mund të Nisë Punën Operatori Telefonik Serb

Me marrëveshjen e arritur më 13 nëntor në Dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, u vendos që Kosovës t’i takojë kodi shtetëror telefonik  me kusht që në periudhën e tranzicionit drejt këtij kodi në Kosovë të funksionojë një kompani e përkohshme e quajtur MTS.

Drejtori i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, konfirmoi për KALLXO.com se kjo kompani ka të drejtë operimi që nga sot.

“Licenca e operimit të kompanisë MTS hyn në fuqi me datën e sotme që do të thotë nga sot ka të drejtë operimi. Data e marrjes së kodit ka qenë e paraparë të jetë e lidhur me datën e operimit të MTS-së,” tha Gashi.

KALLXO.com ka gjetur se kjo kompani është në pronësi të shtetit të Serbisë.

http://kallxo.com/serbia-pronare-e-operatorit-te-perkohshem/

Gazeta “Jeta në Kosovë” para një muaji ka analizuar edhe përmbajtjen e marrëveshjes për kodin telefonik.

Kronikë e një Licence të Paralajmëruar