Hashim Thaçi | Foto: Atdhe Mulla

Betohet Presidenti Hashim Thaçi

  • Presidentja e derisotme Atifete Jahjaga ka dalë nga zyra ku ka punuar tash e pesë vjet dhe ka zbritur shkallët e ndërtesës së Kuvendit për t’u larguar nga kjo ndërtesë.

Ajo doli nga takimi i dorëzim- pranimit të detyrës dhe nuk foli për gazetarët ndërsa Presidenti i ri, Hashim Thaçi, i cili e përcolli Jahjagën deri në korridor, u kthye në zyrën e tij të re.

Jahjaga

Hashim Thaçi ulet në karrigen e Presidentit.

Ai ka hyrë në zyrën që deri sot e mbante Atifete Jahjaga dhe fillimisht është ulur në karrigen ku ulen mysafirët.

Por pas pak çastesh, Jahjaga ia lëshoi karrigen e Presidentit duke e përmbyllur kështu agjendën ditore të dhënies së betimit dhe marrjes së postit të Presidentit.

thaci zyre thaci zyre1

Pas pak, Presidenti Hashim Thaçi pritet të shkojë në zyrën e tij të re për ta filluar punën zyrtarisht në krye të shtetit. Aty do të pritet nga tashmë ish- Presidentja Atifete Jahjaga.

Derisa Hashim Thaçi po e mbante fjalimin pas betimit si President, opozita ka gjuajtur xhamat e Kuvendit.

Sipas gazetares së KALLXO.com një xham është thyer edhe në sallën ku Thaçi po mban fjalim. Ka të arrestuar nga grupi që sulmoi me gurë ndërtesën e Kuvendit.

xhami 1

Gjuajtjen me gurë drejt ndërtesës së Kuvendit gjatë kohës kur Thaçi po mbante fjalimin pas betimit për President, zëdhënësi i “Vetëvendosjes” Frashër Krasniqi e quajti aksion simbolik, kur foli për KALLXO.com.

“Sot aktivistët tanë realizuan një aksion simbolik kundër zgjedhjes së tij. Si rezultat i këtij aksioni u arrestuan dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje”, Egzon Balaj dhe Atdhe Arifi.

Sipas Krasniqit për VV-në Thaçi nuk do të jetë asnjëherë President.

Hashim Thaçi në fjalimin e tij të parë si President i Kosovës:

“Sot është një moment i veçantë në jetën time, moment i krenarisë dhe përgjegjësisë”.

“Karriera ime politike e jetësore pasqyron zhvillimet nëpër të cilat ka kaluar Kosova në tri dekadat e fundit”.

“Tani do të jem në një detyre të re. Kam shpresë në qytetarët tanë, kam besim në institucionet e Kosovës”.

“Si President do të jem garant i Kushtetutës dhe ligjeve, do të jem faktor unifikues politik e qytetar, përfaqësues i të gjithë qytetarëve pa dallime etnike, fetare apo gjinore”.

“Falënderoj Presidenten Jahjaga për punën e shkëlqyer gjatë pesë viteve si Presidente”.

thaci1

Hashim Thaçi po e lexon teklstin e betimit për president. Zotohet për kryerje ‘me përgjegjësi’ të të gjitha detyrave të tij në interes të Kosovës.

Seanca ka filluar me përshëndetjen e zakonshme nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Presidentja në largim Atifete Jahjaga dhe Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, kanë hyrë në sallën e Kuvendit ku pritet të bëhet betimi i Presidentit.

Ata janë përshëndetur nga deputetët e pranishëm në sallë.

jahjaga jahjaga1a

 

Salla e dekoruar me lule është në pritje të deputetëve për të marrë pjesë në seancën solemne ku do ta bëjë betimin Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi.

Edhe mysafirët e ftuar tashmë kanë zënë vendet e tyre.

seanca seanca1 seanca2

Për betimin e Thaçit është thirrur seancë solemne e Kuvendit të Kosovës që do të nisë në orën 11:00.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit nga Jahjaga te Thaçi është paraparë të zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu” në praninë e shumë të ftuarve.

Dje Frashër Krasniqi, zëdhënës i “Vetëvendosjes” tha se opozita nuk do të marrë pjesë në seancën e inaugurimit të Thaçit President dhe sipas tij tri partitë opozitare në koordinim nuk kanë paraparë ndonjë aktivitet për sot.

Por zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj tha se opozita nuk është takuar për të diskutuar rreth zhvillimeve të sotme që lidhen me zgjedhjen e Presidentit.