FOTO: Ilustrim

Skenderaj, arrestohet për falsifikim të Certifikatave të Veteranëve

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Skenderaj për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Sipas njoftimit, i dyshuari gjatë periudhës shkurt- prill, të vitit 2018, u ka mundësuar katër personave të marrin Certifikata të Veteranëve Luftëtarë, me të cilat të njëjtit kanë përfituar pension si Veteran Luftëtarë në mënyrë të paligjshme.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.