Shyqyri Bytyqi aderon në PSD-në e Shpend Ahmetit

“Nga sot aktivitetin tim do ta vazhdoj në PSD. Unë gjithmonë e kam informuar publikun që i përkrah politikat e majta dhe konsideroj që politikat social-demokrate janë ato që i duhen vendit ton”, tha Bytyqi para mediave.

I pari i PSD-së, Shpend Ahmeti, tha se PSD me aderimin e Shyqyri Bytyqit ka fituar një ekspert të politikave tatimore.

“Arsyeja pse jemi këtu sot është që të ju njoftojmë se prej sot ministri në detyrë së bashku me punëtorët është anëtarësuar në PSD. Me Shyqën njihemi jo vetëm prej fushatës së Prishtinës, përveç faktit që është ministër unë e njoh Shyqën si një ndër ekspertët më të mirë tatimorë që e ka Republika e Kosovës. Ne me Shyqën nuk po fitojmë vetëm një reformator në arsim, por në PSD do të jetë personi kryesor për reformat e politikave tatimore”, tha Ahmeti.

I pyetur për qeverisjen e Bytyqit në MASHT, dhe akuzat për nepotizëm, Ahmeti tha se: “Ne mund të garantojmë për PSD-në që njerëzit janë njerëz të pastër dhe e kanë dëshmuar, me Shyqën nuk ka nevojë me diskutu se i kemi ndarë qëndrimet e njëjta sa i përket dukurive negative, në arsim nuk është çështje nepotizmi sepse një mësues i merr në qafë 100 fëmijë”.

Lidhur me listën për deputet të PSD-së e cila në zgjedhjet e 6 tetorit garon në koalicion së bashku me AAK-në e Ramush Haradinajt, Ahmeti tha se deri të premten do ta kenë listën e plotë të kandidatëve.

“Ne i kemi 25 emra, ta premtën do ta keni një listë të plotë, në ditët në vijim do t`i shtojmë edhe disa emra të ri, unë jam thellë i bindur që PSD do të jetë në qeverinë e ardhshme të Kosovës”, deklaroi Ahmeti.

Shyqyri Bytyqi aderoi në PSD

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 3 septembre 2019

.