Qalaj: U kyça në PDK për të kontribuar në sistemin e sigurisë

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Qalaj në një koferencë për media bashkë me kryetarin e PDK-së, deklaroi se vendimi i tij për t’u kyçur në politikë pas degradimit që ka ndodhur në sistemin e drejtësisë, vitin e fundit.

“Unë jam i nderuar të jem anëtar i PDK-së. Në këtë parti kam shumë shok, bashkëluftëtar në etapa të ndryshme kohore kam kontribuar për zhvillimin e lirinë e vendit. E kam pas të vështirë të marr një vendim, për të dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës. Ka qenë edhe vendim emocional sepse kemi kaluar shumë situata e punë dhe është meritë e PK-së, ish-kolegëve të mi. Mirëpo rrethana sidomos në vitin e fundit, ndryshuan dhe një degradim enorm i sistemit të sigurisë dhe të Policisë dhe AKI-së. Dhe duke parë që nga brenda nuk mund të ndikojë që ky degradim të ndërprerët meqenëse ka ardhur nga politika, vendosa që vet të kyçem në politik dhe të jap kontributin tim për aq sa hapësirë, t’i forcojmë sistemin e sigurisë, që të jenë më të pavarura dhe që politika mos të ndikojë në mbarëvajtjen e punës”, tha Qalaj.

Hoxhaj ka njoftuar se Qalaj do të jetë kandidat për deputet në listën e PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai tha se Qalaj do të luaj rol kyç në zhvillimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Kujtojmë se Qalaj ishte shkarkuar nga pozita e tij si Drejtor i Policisë dhe tani është në proces gjyqësor me Zyrën e Kryeministrit lidhur me këtë çështje.