Foto: Facebook / Ramush Haradinaj

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma i bashkohet AAK-së

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Shukrije Bytyqi, nga sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook, teksa ka mirëpritur Bytyçin në AAK.

Duhet përmendur se AAK është duke i marrë në vazhdimësi kuadro Nismës Socialdemokrate.

Ditëve të kaluara në AAK kanë kaluar asamblistë të Kuvendeve Komunale të Malishevës e Drenasit.

E kalimi nga Nisma në AAK nisi me aderimin e deputetit Haxhi Shala, i cili si duket nuk u nda i kënaqur me Nismën Socialdemokrate kur u ndanë pozitat për Qeverinë Hoti.