Gjykata Themelore e Gjakovës - Foto: KALLXO.com

Shtyhet shpallja e aktgjykimit për të akuzuarit për vjedhje në pompë të benzinës

Në Gjykatën e Gjakovës ishte paraparë të shpallej aktgjykimi në rastin e të akuzuarve për vjedhje në pompën e benzinës.

Në seancën e kaluar prokurori Ali Uka hoqi dorë nga aktakuza për të akuzuarin Shkumbin Morina.

Ndër të akuzuarit Lorik Beqiraj dhe Jetmir Ukëhaxhaj po akuzohen nga Prokuroria për veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Gjyqtari i çështjes Nikollë Komani sot tregoi që Qendra e Paraburgimit përmes mënyrës elektronike i kishte njoftuar se sjellja e të akuzuarve nuk mund të bëhet, duke kërkuar që urdhëresën për sjelljen e tyre ta realizojnë për ditën e nesërme.

Të akuzuarit në seancën e kaluar kishin kërkuar që të jenë prezentë gjatë shpalljes së aktgjykimit.

https://kallxo.com/prokurori-ndryshon-aktakuzen-ndaj-te-akuzuarve-per-vjedhje-te-rende/

Për Qendrën e Paraburgimit u lëshua urdhëresa për sjelljen e të akuzuarve nesër, me qëllim të komunikimit të aktgjykimit.