I dyshuari se vodhi aparate për fotografi del para gjykatës

Elvis Drmaku, një shtetas serb me banim të përkohshëm në Gjakovë po akuzoihet për vjedhje të disa sendeve në garazhën e shtëpisë së Shkelzen Hoxhës.

Para Gjykatës sot ai nuk e pranoi fajësinë për akuzën.

I njëjti gjendet në burg, në vuajtje të dënimit për vepra të tjera penale.

Ndërsa i dëmtuari Shkelzen Hoxha tha se të gjitha sendet i janë kthyer nga Policia.

Para gjykatëses Ilirjana Hoti, i mbrojturi i të akuzuarit Elvis Drmaku, avokati Bardh Maksuti hoqi dorë nga kundërshtimi i aktakuzës dhe provave të saj, për arsye të mos prolongimit të procedurës.

Ndërkohë, nga ana e gjykatës u caktua data 24 korrik, për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, ku do të dëgjohen dëshmitarët e rastit.

Prokuroria pretendon se në muajin shkurt të vitit 2019, Elvis Drmaku ka hyrë në garazhën e shtëpisë së të dëmtuarit Shkelzen Hoxha dhe prej aty ka marrë tre aparata digjital për fotografim, një telefon fiks dhe gjësende tjera.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa disa nga sendet janë gjetur nga Policia dhe i janë kthyer të dëmtuarit.