Ministri i MZhE, Blerand Stavileci | Foto: MZhE

Shtyhet Përsëri Interpelanca e Ministrit Stavileci

Nuk është zhvilluar as sot interpelanca e ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci në lidhje me kontratën e privatizimit të kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.

Kryesuesi i mbledhjes Xhavit Haliti tha se ministri ndodhet jashtë vendit.

Interpelanca e ministrit Blerand Stavileci u shty edhe në seancën e 19 prillit, ngase ministri as atë ditë nuk ndodhej në Kuvend.

Interpelancën e kishte kërkuar kryetari i “Vetëvendosjes “ Visar Ymeri me mbështetjen e 15 deputetëve nënshkrues.

Distribucioni i KEK-ut ishte privatizuar në vitin 2012 për 26,3 milionë euro.

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për privatizimin  e katër hidrocentraleve që ishin pjesë e pakos së privatizimit të distribucionit dhe furnizimit me rrymë.

Prokuroria Speciale Heton Privatizimin Tinëzar të Hidrocentraleve