Çezme - Foto: KALLXO.com

Shqipëri, shkon në 84 numri i të helmuarve nga uji i pijshëm

Shkon në 84 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm, në Bulqizë.

Burime për Rtv Ora bënë me dije se 54 prej tyre janë të moshave të rritura dhe 24 janë fëmijë.

Ditën e djeshme të paktën 30 persona përfunduan në spital.

Ata u paraqitën në spital me marrje mendsh dhe të vjella, raporton oranews.

Banorët e lagjes së “Qytetit të Vjetër” janë lajmëruar të mos konsumojnë ujë nga çezma.

Mostrat e ujit të pijshëm janë dërguar për analiza në Tiranë dhe duhen 48 orë për të marrë përgjigjet.

Një banor tha se prej tre ditësh uji nuk është i pijshëm, nuk konsumohet, se ka shije të keqe.

“Fëmijët i kemi dërguar në spitale por nuk dimë sesi do shkojë kjo punë”, tha ai./21Media.