Dyshimet për helmim të 240 personave në Han të Elezit, Ministria e Shëndetësisë flet për rezultatet e analizave

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga mostrat e ujit të fshatit Gorancë të Hanit të Elezit, analiza fiziko-kimike është brenda standardeve të lejuara për ujin e pijshëm.

Ndërsa analizat bakteriologjike dhe mostrat e fecesit nga pacientët me simptome janë duke u punuar.

“Brenda 24 orëve të fundit kanë kërkuar ndihmë 122 persona me shenja të helmimit, të gjithë janë nga fshati Gorancë, kurse numri total deri me datë 12.07. 2022 ka arritur në 240 persona. Në të njejtën kohë u plotësuan 6 anketa epidemiologjike. Simptomet të cilat kanë dominuar janë: ethe, barkqitje, mundim, vjellje. Të gjithë pacientë janë trajtuar në mënyrë ambulantore”, thuhet në njoftim.

Nga raportit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se nga rezervuari kryesor – ku përzihet uji nga keto dy burime, uji me rënie të lirë futet në rrjetin shpërndarës të fshatit. “Në asnje pozicion nuk ka sistem të klorizimit, uji nuk dezinfektohet”.

Dyshime për helmim nga uji, 130 banorë të fshatit Gorancë të Hanit të Elezit kërkojnë ndihmë në QKMF