Shpend Ahmeti hesht për çështjen e barazisë gjinore

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për shkeljet që Kuvendet Komunale të Komunës së Prishtinës, Vushtrrisë, Malishevës, Deçanit dhe Dragashit, bënë gjatë themelimit të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete.

Themelimi i tyre sipas MAPL doli të jetë i jashtëligjshëm pasi që nuk u respektua barazia gjinore që këto komitete që duhet të kenë përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave me nga 50 për qind.

Nga të gjitha këto komuna, vetëm kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka pranuar të flasë para kamerës për këtë temë.

Ekipi i “Drejtësia në Kosovë” ka bërë disa tentativa për të kontaktuar me Ahmetin për një muaj rresht, por kryetari i PSD-së dhe Prishtinës ka vendosur të heshtë për çështjen e barazisë gjinore.

Emisionin e plotë të ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: