Polici i vrarë në Istog, Izet Demaj. Foto: Kallxo.com

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ndau 5 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ka vendosur sot të ndaj 5 mijë euro për familjen e policit të vrarë dje në Istog, Izet Demaj.

Në një njoftim të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës thuhet se lajmi për vrasjen e policit Demaj, i cili deri në momentet e fundit të jetës tentoi të mbrojë qytetarët dhe pronën e tyre ka tronditur tej mase Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, pronarët, menaxherët, por edhe punëtorët e industrisë që  ata përfaqësojnë.

“Vrasja e policit Izet Demaj duke luftuar me krimin, përfundimisht tregon përkushtimin dhe devotshmërinë e tij të madh që ka pasur ndaj vendit dhe popullit të vet. Prandaj polici Demaj do të mbahet mend gjithmonë, pasi që ka flijuar vetën në mbrojtje të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.

Ata po ashtu kanë shprehur ngushëllimet më thella për familjen, miqtë dhe kolegët e tij, si dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

25 mijë euro janë ndarë sot edhe në Shoqata e Bankave të Kosovës për familjen e policit të vrarë në detyrë, Izet Demaj.

Ndërsa Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj të rregullt ka marrë vendim të ndajë 15 mijë euro për familjen e policit.

https://kallxo.com/qeveria-me-15-mije-euro-per-familjen-e-policit-te-vrare/

https://kallxo.com/shoqata-e-bankave-te-kosoves-ndau-25-mije-euro-per-familjen-e-policit-izet-demaj/