Foto Ilustrim: Arkiva/KALLXO.com

Shmang Kolonën, Vetura Ec Nëpër Trotuar

Një shoferi veture nuk i është pritur për të arritur në destinacionin e tij.

Për të shkuar sa më shpejt në pikën për ku është nisur ai ka shkelur rregullat e komunikacionit.

Për shkak të kolonës së gjatë të veturave, ky shofer nuk është duruar dhe me veturën e tij ka ecur nëpër trotuar.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar në KALLXO.com pamjet, rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Në videon e dërguar nga qytetari shihet se si vetura ec nëpër trotuar, ndërkohë që anash saj shihet kolona e veturave.

Gjatë ecjes nëpër trotuar, vetura rrezikon edhe këmbësorët që qëllojnë aty.

http://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-aksidentin-ne-rrugen-b/

KALLXO.com raportoi mbrëmë për një aksident të rëndë komunikacioni në “Rrugën B” si rezultat i mosrespektimit të rregullave të trafikut.