VIDEO - Policia Shkel Rregullat e Trafikut në Autostradë

Një xhirim i dërguar në KALLXO.com nga një qytetar tregon se si një veturë e Policisë së Kosovës shkel rregullat e trafikut në autostradë duke tejkaluar në vijë të plotë.

Përveç kësaj, tabelat e veturës së Policisë janë të padukshme për shkak të baltës në pjesën e prapme të veturës, gjë që gjithashtu paraqet shkelje të rregullave në trafik për të cilat patrullat e policisë së trafikut u shqiptojnë gjoba ngasësve të veturave.