Foto-Ilustrim

Vozit në Trotuar dhe Sulmon Policët

Policia në raportin 24 orësh njofton se një person është ndaluar nga dy zyrtarë policor në rroba civile, pasi voziste me një makinë të tipit “Opel” në trotuar.

I ndaluari që me veprimin e tij po rrezikonte qytetarët, ka refuzuar t’ua japë dokumentet policëve, ndërsa më pas i ka sulmuar ata.

Sipas policisë i dyshuari për vozitje në trotuar dhe sulm ndaj personave zyrtarë është marrë në pyetje dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Policët e sulmuar kanë përsuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Edhe më 31 tetor KALLXO.com publikoi një video në të cilën një veturë lëvizte në trotuar për të shmangur kolonën e makinave.