Bilall Sherifi - Foto: Facebook

Sherifi: Dy mënyra për të shkuar në zgjedhje

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate pas tryezës së partive politike tha se janë dy mënyra për ta çuar vendin në zgjedhje.

“Nisma mendon se janë dy mënyra me çu vendin në zgjedhje. Marrëveshje në mes të partive për me shku në zgjedhje. Është edhe rruga tjetër e mocionit të mosbesimit, ku me 60 vota e çojnë vendin në zgjedhje”, tha Sherifi.

Por ai deklaroi se nuk duhet të shkohet në zgjedhje.

“Ne nuk mendojmë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje, qeveria sapo ka nisur punën, duhet t’i jepet kohe qeverisë. Kushdo që beson që s’janë 61 në pozite, le ta qet mocionin”, tha Sherifi.

Ai regoi se secili përfaqësues i partive ka folur për gjithçka.

“Në fund kemi arritë të merremi vesh që takimet të vazhdojnë dhe jemi marrë vesh për me i respektu mendimet e tjerëve”, tha Sherifi.