Arta Shehu Zaimi, pronare e 'jCoders'

Shehu-Zaimi: Europa në deficit të punëtorëve për IT, Kosovës i duhet fokus në këtë fushë

Mundësitë e reja të punësimit dhe ideve biznesore ishin temë e diskutimit në DebatPernime të ‘Jeta në Kosovë.

Pronarja e shkollës së programimit ‘jCoders’, Arta Shehu-Zaimi konsideron se sektori i teknologjisë informative është ndër më profitabilët momentalisht.

Sipas saj, parashihet të ketë deficit në këtë fushë dhe ka nevojë që më shumë të rinjë të orientohen në këtë drejtim për të zbutur edhe papunësinë.

“Unë shoh shumë potencial në fushën e teknologjisë informative. Statistikat po tregojnë që i vetmi sektor që ka bilanc pozitiv në aspektin ekonomik është sektori i IT-së. Një statistikë interesantë, vetëm në Evropë parashihet se deri më 2020 të jetnë 1 milionë vende pune të hapura në sektorin e IT-së”, tha ajo.

Sipas saj, një problematikë e mungesës së iniciativave është edhe tendenca për të shkuar kah rehatia në vend se të rrezikohet.

“Këshilla ime është që njerëzit të jenë më aktivë. Me bo praktikë pa pare nëse e konsiderojnë me vlerë për njohurinë e tyre. Mos ngani veq pas profitit apo rahatisë por me pasë mendësi ku mundohesh të kontribosh në zgjidhjen e problemeve konkrete. Shumë shpesh tregimet e suksesit dalin nga ku përfitimi financiar nuk ka qenë prioriteti i parë”, potencon Shehu-Zaimi.

Për këto tema dhe të tjera diskutuan: Arta Shehu-Zaimi, shkolla “Jcoders”, Isak Vorgucic, prodhues i birrës “Pivdjan”, Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit , Nenad Rashiq Qendra për Zhvillim Ekonomik Lokal, Besa Rugova, sipërmarrëse e “Besë” dhe  Mergim Cahani, kompania “Gjirafa”.

Emisionin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: