Sekuestrohet traktori i të dyshuarit për vjedhje të pyllit

Një traktor dhe një sasi druri janë konfiskuar nga i dyshuari për vjedhje të drunjve në pyll.

Kërkesën për sekuestrim e ka bërë Prokuroria e Ferizajt. Sipas njoftimit lloji i drurit të sekuestrua është ah.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj po ashtu ka ngritur pesë  aktakuza ndaj shtatë personave për vepra të ndryshme penale.