Foto: Policia e Kosovës

Sekuestrohen tri armë në Prishtinë

Në një shtëpi në Prishtinë gjatë kontrollit policia ka gjetur armë e municion.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se gjatë bastisjes në shtëpinë e dy të dyshuarve në Prishtinë janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, 13 karikatorë dhe 436 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia njofton se pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti po hetohet.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të sekuestrimit të armëve.