Sekiraqa, Gjykatësi Kërkon Përgjegjësi nga Policia

Seanca gjyqësore në rastin ndaj Enver Sekiraqës ishte paraparë të niste në ora 10:30, por ka nisur një orë e gjysmë më vonë.

Në momentin që i akuzuari është sjellë në sallë, gjykatësi Arcadius Sedek ka kërkuar përgjegjësi nga oficeri përgjegjës i Policisë për vonesën e sjelljes së të akuzuarit nga qendra e paraburgimit.

Përgjegjësi i Policisë tha se kjo ka ndodhur për shkak se është vonuar njësiti i përcjelljes.

Në këtë gjykim, Enver Sekiraqa akuzohet për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza në vitin 2007.

Për sot është paraparë që prokurori i rastit Andrew Carney ta marrë në pyetje të akuzuarin.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me këtë proces gjyqësor.

http://kallxo.com/sekiraqa-paraqet-mbrojtjen/