Pamje nga një seancë e kaluar e gjyqit kundër Naser Kelmendit - Foto: KALLXO.com

Seancë e Mbyllur në Gjykimin e Naser Kelmendit

Në gjykimin ndaj Naser Kelmendit për sot është paraparë të dëshmojë përmes video-linkut një dëshmitar nga Bosnja.

Identiteti i dëshmitarit nuk është bërë i ditur ndërkohë që seanca është e mbyllur për publikun.
Naser Kelmendi akuzohet për vrasje të rëndë, për krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Shumë seanca të këtij gjykimi janë zhvilluar pa praninë e publikut.

Ai krahas shtetësisë kosovare e ka edhe atë boshnjake, ndërsa u arrestua nga Policia e Kosovës në majin e 2013-ës, pasi u kërkua me fletarrest ndërkombëtar nga Bosnja.

Pasi Bosnja e Kosova nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe as marrëveshje ekstradimi, Kelmendi është duke u gjykuar në Kosovë, por ai ka akuzë edhe në Bosnjë.

Në Bosnjë Kelmendi akuzohet për krim të organizuar, vrasje të mbetur në tentativë dhe për shitje e shpërndarje të substancave narkotike në Amerikën Latine, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtetet tjera të Evropës Perëndimore.

Kur iu lexua aktakuza më 16 janar, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi  aktakuzën një prodhim nga Bosnja.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me këtë proces gjyqësor.

 

http://kallxo.com/mbyllja-e-shpeshte/

http://kallxo.com/k1-delaliq-nuk-donte-droge-ne-sarajeve/

http://kallxo.com/drejtori-i-burgut-ne-gjykimin-e-naser-kelmendit/