Sami Kurteshi, VV, Gjilan. Foto: Kallxo.com

Sami Kurteshi: Në Vendimin e Parë, 100 Euro për Çdo Nënë që Lind Fëmijë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Gjilanit tregoi për punën e parë që planifikon të bëjë nëse merr mandatin qeverisës më 19 nëntor.

Në Debat Pernime ai tha se planifikon shkarkimin e dy drejtorëve dhe ndarjen e mjeteve për nënat që lindin në Gjilan.

“ Vendimi i parë ka me qenë 100 euro për çdo nënë që lind fëmijë dhe shkarkimi i dy drejtorëve të prokurimit dhe urbanizmit”, tha Kurteshi.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Haziri dhe Kurteshi morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Gjilanit.

Haziri i LDK-së ka fituar në rrethin e parë 43,51 për qind të votave, ndërsa Kurteshi i VV-së 27.78 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor

Debatin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: