KQZ certifikon 16 asamblistë për Kuvendin Komunal të Leposaviqit

Komisioni Qendror Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar 16 kandidatë për Kuvendin Komunal të Leposaviqit pas zgjedhjeve të 23 prillit.

12 nga 16 kandidatë të certifikuar janë nga Lëvizja Vetëvendosje, 2 nga Partia Demokratike dhe 2 nga Partia e Serbëve të Kosovës.

LVV ka fituar 76.1% të votave në Komunën e Leposaviqit të cilës i takojnë 15 ulëse në Kuvend por nga 18 kandidatë sa kanë qenë nga kjo parti, 6 nga ta nuk kanë marrë asnjë votë.

Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ kanë votuar kundër certifikimit të këtyre rezultateve.

Kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi tha se kanë marrë rekomandim nga Sekretariati që rezultati në Leposaviq të certifikohet pasi vetëm kështu i hapet rrugë krijimit të institucioneve lokale në këtë komunë.

Sami Kurteshi nga kjo parti tha se interpretimi i dhënë nga Sekretariati është jo i drejtë dhe i kundërligjshëm.

Në mbledhjen e 25 prillit KQZ kishte miratuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës që u mbajtën të dielën më 23 prill.

KQZ miraton rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në katër komunat veriore – VIDEO