Tuneli i Kalimashit - Foto: Rtv21
Sali Berisha Reagon Pas Taksës në Rrugën e Kombit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas njoftimit se nga sot në mesditë të gjithë ata që do ta shfrytëzojnë Rrugën e Kombit do të paguajnë nga 5 euro për automjet për një drejtim.
Këtë taksë, Berisha e ka quajtur “Edvin”, sipas emrit të kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama.
Sali Berisha e ka kritikuar kryeministrin Rama që, sipas tij, po i takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njëri-tjetri.
Ky është postimi i plotë i Berishës në profilin e tij në “Facebook”:
“Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro ne rrugen e Kombit!
Duke filluar nga sot, çdo automjet qe do kaloje ne rrugen e Kombit do paguaje taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro!
Shqiperia nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milione euro te ardhura ne vit. Ne vend qe nje perqindje e tyre te perdoren per mirembajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptaret pse udhetojne tek njeri tjetri! Turpi i Kombit!”.