Rrugë e mbuluar me borë e ngrica - Ilustrim

Rrugët Nacionale dhe Rajonale të Hapura për Qarkullim

Ministria e Infrastrukturës njofton se bazuar në të dhënat e mbledhura nga menaxherët e saj rajonalë dhe ekipet e tjera mbështetëse nga terreni, me gjithë reshjet e vazhdueshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim.

Ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, ndërsa menaxherët rajonalë po e monitorojnë gjendjen e tyre, njofton Ministria.

Përmes një komunikate, Ministria e Infrastrukturës njofton është duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës, si dhe me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës, për të mundësuar qarkullimin pa probleme.

“Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë Ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit”, përfundon komunikata.