Rruga Mirushë-Gurbardh, e Pakalueshme

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Malishevës apelon tek qytetarët që t’i ndërmarrin masat e duhura, konform ligjit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, për mbrojtje personale dhe reciproke, duke u shmangur nga lëvizjet e panevojshme, si dhe në rast të përmbytjeve të mundshme, t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.

“Gjendja aktuale është e mirë dhe nën kontroll. Komunikacioni zhvillohet normalisht, mirëpo vende të caktuara kërkohet të bëhet vozitje e kujdesshme, pasi prurjet e ujërave janë të mëdha, si pasojë e reshjeve të pandërprera. Lumi Mirusha, në disa vende ka dalë nga shtrati i tij dhe ka toka bujqësore të përmbytura, sidomos në pjesën perëndimore të rrjedhës së lumit Mirusha”, thuhet në një njoftim të Komunës.

Sipas Komunës, rruga Mirushë-Gurbardh, është e pakalueshme, pasi është mbuluar ura mbi liqenin në Mirushë.

Ekipet komunale të emergjencave janë në gatishmëri të plotë dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës nga reshjet.

Qytetarët do të jenë të informuar në vazhdimësi nga ekipet përgjegjëse komunale./21Media