Ilustrim

Rrahje në Prishtinë, policia shoqëron tre persona në stacion

Policia ka marrë informacion për një rrahje në progres në rrugën Dritan Hoxha në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti- Haziraj tha për KALLXO.com se tre persona janë shoqëruar në polici dhe një person ka pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rrahje ne progres, ne rrugën Dritan Hoxha ne Prishtine. Njësitet policore lidhur me këtë rast kanë shoqëruar në stacion policor tre persona ndërkohë që një person është dërguar për tretman mjekësor pasi që i njëjti ka pësuar lëndime”, tha Ahmeti për KALLXO.com.