Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura ndërsa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndëkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”- tha Ahmeti.

Aksidenti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur rreth orës 19:00.