Këmbësorja goditet nga vetura në rrugën 'Agim Ramadani' në Prishtinë

Një këmbësore është goditur para pak minutave nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Rreth orës 13:00, në rrugën “Agim Ramadami” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.