Foto: Ilustrim

Dyshohet për vetëvrasje të një personi në Prishtinë

Një person dyshohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se rasti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20.

“Sot rreth orës 06:20 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima mashkull është pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se në bazë të të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet për vetëvrasje, përderisa policia në koordinim me prokurorin e shtetit, po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.