Foto: Ilustrim

Rrahje në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur sonte rreth orës 22:30 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësja e Policës së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 2 personat e përfshirë në rast dhe një dëshmitar okular”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo ka thënë se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.