Rrahje në Prekaz, përfshihet edhe një i mitur

Tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt kanë rrahur një person duke i shkaktuar lëndime fizike.

Policia ka njoftuar se njëri nga të arrestuarit është i moshës së mitur dhe se me urdhër të prokurorit i mituri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-shqiptarë, njëri i moshë së mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.