Foto: Ilustrim

Rrahje mes Katër Personash

Tre nga katër personat e përfshirë në një rrahje në Milloshevë të Obiliqit janë arrestuar dhe njëri prej tyre është dërguar në mbajtje e dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia njofton se incidenti ka ndodhur më 2 janar rreth orës 21:00 pas një mosmarrëveshjeje.

Gjatë këtij incidenti, njëri nga të dyshuarit ka goditur me veturë njërin prej të përfshirëve në këtë rrahje.

Këtë rast Policia po e trajton si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.