Peja. Foto: Kallxo.com

Rrahje mes fqinjve, arrestohen dy persona

Policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në një rrahje. 

Sipas raportit ditor të policisë, një mosmarrëveshje mes fqinjve ka dërguar ata deri te rrahja. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, gjatë ditës së djeshme. 

Si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, i cili ka pranuar tretman mjekësor. 

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar meshkuj janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.