Foto-ilustrim

Rrahen nga 10 Persona Teksa po Festonin

Katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi të njëjtit derisa ishin duke festuar në një kafene janë sulmuar fizikisht nga një grup prej rreth dhjetë personash të cilët ishin në gjendje të dehur.

Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor.

Të dyshuarit, të njohur për Policinë, gjenden në arrati.

Rasti, i cili po trajtohet si lëndim trupor, ka ndodhur në rr. “Mbreti Petar”, në Mitrovicën Veriore dje rreth orës 15:40.